Një tjetër apel për ndihmë vjen nga një familje në Ndroq, të cilëve u është dëmtuar banesa pas lëkundjeve të tërmetit të fortë të 26 Nëntorit.
Përmes “tvklan.al”, Ramis Grami tregon pamjet në të cilat ndodhet banesa e tij.
“Më është shembur shtëpia nga tërmeti, jam në qiell të hapur. Autoritetet vendore nuk janë aspak të interesuar. Jam invalid dhe do të doja ta verifikoni rastin në nevojë, sikur një çadër për të kaluar natën”, shprehet banori.
Numri i telefonit të këtij banori që apelon për ndihmë është 0692105097. /tvklan.al