Dhunohen varret antike në qytetin e Apolonisë. Gjatë mbrëmjes policia ka kryer dhe një aksion për kapjen e këtyre personave të cilët bëjnë gërmime të pa ligjshme me qëllime përfitimi.
Sipas arkeologut Arjan Dimo objektet e marra nga varret nuk është se janë të çmuara por kanë vetëm vlera historike.
Personat që kryejnë këto veprime kryesisht mendojnë se në varret 2000 vjeçare mund të gjejnë sende të çmuara si në rastet e varreve të faraonëve apo të mbretërve në vende të ndryshme të botës.
Arjan Dimo: “Këto kanë më shumë vlera kulturore, materiale dhe studimore. Thjesht gërmuesit duke bërë gërmime të paligjshme në orët e natës nuk sjellin gjë tjetër veç shkatërrimit. Shumë varre janë të shkatërruar që në kohët antike, janë varre rreth 2000 vjeçare dhe nuk ofrojnë asgjë tjetër përveç se fragmente qeramikash të thyera.”
Ky fenomen ndodh në të shumtën e rasteve në këtë periudhë kur emigrantët apo turistët e huaj vijnë për pushime pasi njohin mirë vlerat e tyre arkeologjike./tvklan.al