Lushnja u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë. Lagunarët triumfuan në shtëpi me rezultatin 3-1 ndaj Korabit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të.
Golat e Korreshit, Willie dhe Cankës, i dhanë suksesin Lushnjës, që ngjitet në vendin e shtatë me 15 pikë, ndërsa Korabi mbetet në vendin e nëntë me 11 pikë.
Vora u shtang në transfertë, pasi u mposht 2-0 nga Apolonia. Fierakët iu falën golave të Maksutit dhe Umeijego, për të marrë fitoren, e cila i ngjit në vendin e gjashtë me 15 pikë. Në krahun tjetër, Vora mban vendin e dytë me 28 pikë, por rrezikon të kalohet nga Besa. /tvklan.al