Në Dhjetor 2014 Ariana Grande publikoi këngën “Santa Tell Me” e cila deri më tani ka mbledhur mbi 300 milionë shikime në YouTube.

Me rastin e 10-vjetorit të publikimit të kësaj kënge artistja ka vendosur tu bëjë një dhuratë fansave të saj duke e risjellë atë për publikun.

31-vjeçarja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram dhe në kanalin e saj në YouTube këtë video ku interpreton këngën e shoqëruar nga një orkestër.

Kënga e “Santa Tell Me” e  Ariana Grande u shpall nga platforma Spotify si kënga e tretë më e transmetuar e Krishtlindjeve e të gjitha kohërave pas “Last Christmas” dhe “All I Want For Christmas Is You” nga Mariah Carey.

Klan News