Miliona njerëz në botë mezi presin dasmat e personazheve të famshëm. Rastet që ne kemi përzgjedhur tregojnë më së miri kulmin e elegancës dhe romancës, fiks si në përralla. Por përpos kësaj, do zbulojmë disa detaje që mbase nuk i dinit sa i takon “ditës së tyre të madhe”.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie morën vendimin që paratë që morën nga shitja e fotove të dasmës, t’i dhuronin për bamirësi. Në vend që të nënshkruanin një kontratë ekskluzive me një revistë, ata zgjodhën që imazhet e tyre të dasmës të shpërndaheshin nëpër botime të shumta globale.

Brad Pitt & Angelina Jolie

Një aspekt unik i dasmës së Courtney Kardashian dhe Travis Barker ishin tatuazhet në gishtat e tyre që simbolizonin përkushtimin ndaj njëri-tjetrit.

Courtney Kardashian & Travis Barker

A e dinit se në dasmën e tyre Britney Spears dhe Sam Asghari-t ata u betuan në arabisht? Duke qenë se Sam është iranian, ky ishte një akt kuptimplotë për familjen e tij.

Britney Spears & Sam Asghari

Dasma e vitit 2003 që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck supozohej të bënin, u anulua një ditë para. Ata zgjodhën të shtynin dasmën e tyre për të pasur një ceremoni më intime dhe private, sepse lidhja e tyre ishte nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mediave. Ata u ndanë në vitin 2004, por romanca e tyre u “rindez” në 2021-in.

Jennifer Lopez & Ben Affleck

Shumë njerëz nuk ishin në dijeni të dasmës së fshehtë të Taylor Lautner dhe Taylor Dooley për një kohë të gjatë. “Ky detaj e bëri martesën më intriguese dhe romantike”, shprehen ata.

Taylor Lautner & Taylor Dooley

Në shtator 2018, Justin Bieber dhe Hailey u martuan fillimisht në një ceremoni të vogël private në një sallë gjyqi në New York City. Më pas, në shtator 2019, ata festuan martesën e tyre në Karolinën e Jugut me të afërmit dhe miqtë në një ceremoni më të madhe.

Justin Bieber & Hailey

Gjatë ceremonisë së martesës së tyre në Venecia, George Clooney dhe Amal Alamuddin përdorën gondola për të transportuar të ftuarit e tyre. Venecia, me atmosferën dhe kanalet e saj të bukura, u bë ambienti ideal për dasmën.

George Clooney & Amal Alamuddin

Torta e dasmës për Eva Longoria dhe José Antonio-n kishte një veçanti. Ata vendosën të kishin një tortë të bërë tërësisht me djathë. Ky vendim i jashtëzakonshëm i befasoi mysafirët e tyre.

Eva Longorias & José Antonio

Për dasmat e tyre, të famshmit zakonisht zgjedhin rezidenca ose hotele luksoze. Por këngëtarja Ciara dhe ylli i futbollit amerikan Russell Wilson, bënë një zgjedhje unike kur morën me qira kështjellën “Peckforton” në Cheshire, Angli. Një nuse mahnitëse me një fustan ekstravagant, një hark me lule në altar, qindra qirinj dhe një tortë e zbukuruar me lule e bënë festën t’i ngjante një fantazie.

Ciara & Russell Wilson

Muzikanti i “Country” Blake Shelton dhe kantautorja Gwen Stefani u fejuan fshehurazi. Ngjarja e rëndësishme u mbajt në fermën e Shelton në Oklahoma dhe të vetmit njerëz të pranishëm atje ishin miqtë dhe të afërmit e tyre më të ngushtë. Është interesante të theksohet se dhëndri ndërtoi një kishëz për ceremoninë e dasmës.

Blake Shelton & Gwen Stefani

Pulia, ishte vendi i dasmës së Justin Timberlake dhe Jessica Biel. Ky vend është i njohur mirë për historinë, peisazhet e mrekullueshme dhe ushqimin autentik.

Jessica Biel & Justin Timberlake

Adam Shulman dhe Anne Hathaway vendosën të martoheshin në një vend që ishte domethënës për të dy. Një pronë mahnitëse dhe historike në Kaliforni, ku Adami i kishte propozuar Anës dhe kishin kaluar shumë kohë së bashku. Duke bërë këtë, ata i shtuan edhe më shumë rëndësi emocionale ngjarjes.

Anne Hathaway

Pas dy vitesh lidhje, çifti u fejua në maj 2019. Edhe pse ishte martesa e parë e Colin, e treta ishte për Scarlett. Pas tre vitesh martesë me aktorin Ryan Reynolds, aktorja më vonë u martua me biznesmenin francez Romain Dauriac, me të cilin ka një vajzë, Rose.

Colin Jost & Scarlett Johansson

Paris Hilton kishte një shok të ngushtë që në rini. Ishte viti i 15-të i njohjes me Carter Reum, që shënoi! Prona e vjetër e gjyshit të këngëtares në Los Angeles shërbeu si vendi i dasmës së tyre.

Carter Reum & Paris Hilton

Lily Collins ka shumë më shumë fat në jetën e saj personale sesa ka pasur si “Emily in Paris”. Ajo u martua me regjisorin Charlie McDowell në vitin 2021. Çifti i famshëm e kurorëzuan dashurinë në “Dantone Hot Springs”, i cili është padyshim një vend unik.

Charly McDowell & Lily Collins

Trashëgimtari i fronit britanik dhe partnerja e tij bënë një nga dasmat më të bukura dhe më të kushtueshme në histori, plot 34 milionë dollarë. Nusja dukej mahnitëse me një fustan të Alexander McQueen! Dasma e William dhe Kate në Westminster Abbey u ndoq nga e gjithë bota.

William & Kate

Ishte një nga martesat më të diskutuara dhe dasma zgjati vetëm 3 ditë. Nusja e veshur me “John Galliano”, bëri që publiku të reagonte në mënyra të ndryshme kjo pasi dizajneri shkaktoi bujë me komentet e tij nënçmuese lidhur me hebrenjtë. Megjithatë Kate e mbështeti Johny-n duke veshur një fustan të tij për dasmën.

Jamie Hince & Kate Moss

Çifti zhvilluan një dasmë luksoze edhe pse kishin deklaruar ndarjen më herët. Imazhet nuk u publikuan menjëherë në internet ndërsa ceremonia e dasmës u zhvillua si në Paris ashtu edhe në Firence. Lana Del Rey dhe Andrea Bocelli argëtuan të sapomartuarit dhe të ftuarit.

Kim Kardashian & Kanye

Ceremonia në plazh në Hawaii e Megan Fox dhe Brian Austin Green është një nga zgjedhjet më të bukura për dasmën. Era e lehtë e detit dhe gjithë pamja e bënë ceremoninë përrallore.

Brian Austin Green & Megan Fox

Kjo dasmë do të tërheqë fansat e “The Lord of the Rings” apo “Game of Thrones”. Dekorimet ekstravagante e shndërruan pyllin befasues “Big Sur”, ku u mbajtën dasma dhe dreka, në një botë thuajse jo reale. Nusja dukej tamam si një princeshë falë fustanit të saj të mrekullueshëm ‘Elie Saab’.

Alexandra Lenas & Sean Parker

Vajza e Bill Gates u martua me Nael Nassar, me të cilin ishte njohur gjatë studimeve në Universitetin Stanford. Meqenëse Naeli është me origjinë nga Egjipti, dasma kishte dy pjesë të dallueshme: një festë moderne luksoze dhe më pas nusja dhe dhëndri shkëmbyen betimet në përputhje me zakonet e lashta lindore.

Nael Nassar dhe Jennifer Gates

Një nga aktoret më mahnitëse amerikane u martua me partnerin e saj në fshehtësi dhe pa shumë bujë. Ceremonia u zhvillua në një ndërtesë komunale të Beverly Hills. Megjithatë, 7 muaj pas dasmës, çifti organizoi një pritje zyrtare në shtëpinë e tyre për lindjen e vajzës, e cila ishte e hapur vetëm për miqtë dhe familjarët.

Cash Warren dhe Jessica Alba

Gjatë epidemisë së COVID-19, Pamela Anderson dhe Dan Hayhurst u martuan në një ceremoni private në rezidencën e tyre në Vancouver Island, Kanada. Çifti dëshironte t’i mbante gjërat të thjeshta dhe intime, veçanërisht në një kohë aq të vështirë, kështu që dasma e tyre ishte e vogël.

Dan Hayhurst dhe Pamela Anderson

Nicolas Cage, aktori fitues i Oscarit në Hollywood, u martua për herë të gjashtë. Djali i tij i parë është katër vjet më i madh se gruaja që ai ka zgjedhur, Riko Shibata, e cila është 30 vjeç. Ceremonia e dasmës së tyre u mbajt në Las Vegas.

Riko Shibata dhe Nicolas Cage

Agjenti i pasurive të paluajtshme Dalton Gomez u martua me këngëtaren amerikane Ariana Grande. Shtëpia në qytetin e saj të lindjes në Montecito shërbeu si vend për dasmën. Në festë ishin të ftuar rreth 20 veta. Është interesante të theksohet se dyshja shkëmbyen betime pa mbajtur një ceremoni zyrtare dasme.

Dalton Gomez dhe Ariana Grande

E.D/tvklan.al