SPAK në bazë të dy hetimeve të hetuara fillimisht të ndara, por të bashkuara në një të vetëm gjatë javëve të fundit e ka ngarkuar me përgjegjësi penale kreun e PL-së, Ilir Meta.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime se ai është përfshirë në të paktën 3 raste në korrupsion gjatë ushtrimit të detyrave që ka mbajtur në të shkuarën.
Siç raporton gazetarja Bleona Metushi, më pas dyshohet se ka kryer pastrim të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe ka fshehur pasurinë e tij.
Dy dosjet që kanë prodhuar masën e sigurimit arrest në burg për kreun e PL-së, lidhen me dosjen CEZ-DIA dhe aty ku po hetohej një lobim i LSI e disa ndërhyrje kirurgjikale të bëra nga Meta dhe Kryemadhi. Dyshohet se pagesat për këto ndërhyrje nuk ishin deklaruar.
Të premten SPAK ka dorëzuar në gjykatë një kërkesë për caktimin e masave të sigurisë në mungesë. Vendimi është marrë ditën e diel nga gjyqtari i posaçëm. Sot më pas ato janë ekzekutuar.
Ndërkohë nën hetim është marrë edhe ish-bashkëshorten e Ilir Metës, Monika Kryemadhi.
“Është gjetur në paligjshmëri duke bashkëpunuar në veprat penale të cilat i ngarkohen Ilir Metës”, raportoi gazetarja Bleona Metushi.
Për shkak se Kryemadhi vijon të mbetet deputete SPAK zgjodhi të shkojë me kërkesën detyrim paraqitje.
Burime për Tv Klan konfirmojnë se mbi Kryemadhin rëndojnë të njëjtat akuza si të Metës. Ndërkohë masë sigurie është caktuar edhe për Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun./tvklan.al