Policia e Kosovës njoftoi sot arrestimin e Ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka. Ai u ndalua në Prizren së bashku me djalin e tij të akuzuar për “sulm” dhe “kanosje”.
Damka është kreu i Partisë Demokratike Turke e Kosovës dhe se sipas autoriteteve, pasditen e së dielës ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore si dhe një tjetër person nga kjo parti.
Tv Klan