Autoritetet në Kumanovë kanë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës Toni Trajkovskin, një prej autorëve të dyshuar të dhunës së ushtruar ndaj deputetit Ziadin Sela. Sipas mediave maqedonase Trajkovski u arrestua në hyrje të një restoranti rreth orës 21:00.
Ai mësohet se ishte identifikuar prej dy ditësh, si një nga katër personat që një javë më parë rrahën rëndë deputetin Ziadin Sela
Trajkovski, i njohur si mbështetës i flaktë i VMRO-DPMNE-së, pritet që të transferohet drejt Shkupit këtë të enjte./tvklan.al