Zani Çaushi arrestohet dhe sigurohet në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Bashkë me të janë arrestuar dhe tre persona të tjerë. Sipas burimeve të Ministrisë së Rendit Publik ngjarja ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve nga policia e Vlorës që organizoi operacionin, katër persona të armatosur dhe të maskuar kanë shkuar në fshatin Mifol dhe pasi kanë marrë peng shtetasin Leka Janku ata kanë plagosur dhe qytetarin Agron Janku.

Të lajmëruar nga banorët, forcat e policisë të komisariatit të Vlorës janë ngritur në alarm bashkë me forcat speciale dhe kanë hartuar operacionin dhe kanë mundur të kapin katër autorët të cilët udhëtonin me dy mjete, një furgon pa targa që rezulton ti jetë marrë me dhunë në fshatin Zvërnec disa përfaqësuesve të Kishës Katolike dhe një autoveturë pa targa.

Ata ishin Sokol Lala, Vani Balliu, Armando Qirjo dhe Myrteza Çaushi. Nga kontrolli Policia ka sekuestruar një granatë kundërtank, tre automatikë kallashnikov dhe një sasi municioni. Për arsye sigurie ata janë transportuar urgjentisht për në Tiranë./tvklan.al