Po ata janë miq, ne i duam, ju ndani gjithçka për jetën tuaj, megjithatë, çdo gjë ka një kufi. Të jesh një libër i hapur është mirë, por disa faqe duhet të jenë gjithmonë të bashkuara, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhënien tuaj me një person tjetër. Konfidencialiteti është i rëndësishëm pavarësisht se sa të lidhur jeni. Më poshtë janë listuar disa tema që nuk duhet të diskutohen ose t’i tregohen miqve tuaj për marrëdhënien që keni me partnerin.
Gjendja financiare
Kjo është një temë që nuk duhet diskutuar në detaje. Është një çështje e ndjeshme dhe nuk keni punë t’i tregoni askujt për këtë. Thjesht zgjidheni së bashku me partnerin, kërkoni këshilla jo nga njerëz shumë të afërt dhe tregohuni të zgjuar me fjalët tuaja.
Çfarëdo që partneri juaj nuk e di
Nuk është e mençur të diskutoni çështje në lidhje me partnerin ose diçka në shtëpi që nuk e keni diskutuar as me partnerin tuaj. Kjo përfshin edhe të metat e partnerit tuaj. Ato nuk duhet të përdoren si bazë e komedisë midis miqve ose njerëzve. Nëse diçka ju shqetëson, diskutoni fillimisht mes jush.
Fotot private
Asnjëherë mos i ndani me të tjerët fotot private që bëni ju të dy. Sidomos fotografi nudo, tatuazhe të caktuara etj. Është çështja juaj private, mbajeni për vete.
E kaluara e tij/saj
Ajo që partneri juaj ka bërë në të kaluarën është diçka që jua kanë treguar sepse ju jeni partneri. Nuk të jep fare të drejtë ta ndash me dikë tjetër. Mos e tradhtoni besimin.
Jeta seksuale
Ajo që bëni nën çarçafë, është një temë shumë private. Partneri juaj ju ka ekspozuar anën e tij/saj vulnerabël, ju ka besuar mjaftueshëm, kështu që nuk keni pse i tregoni para botës. /tvklan.al