Atletiko Madrid prezantoi blerjet e kësaj vere në Estadio Metropolitano.
Skuadra e Diego Simeones shpenzoi shifra të larta për të sjellë sulmuesin argjentinas Julian Alvarez nga Manchester City për shumën e 75 milionë eurove, shto këtu edhe 20 mln Euro bonuse.
Alvarez 24 vjeç, fitoi dy Premier League, një Ligë të Kampionëve dhe një FA Cup gjatë qëndrimit të tij dy vjeçar në Angli. Në 2018 ai fitoi Copa Libertadores me River Plate.
Ndërsa me Argjentinën ka fituar Kupën e Botës dhe Copa Amerika.
Me bardhekuqtë u bashkua edhe Conor Gallagher nga Chelsea, fituesi i Euro 2024 me Spanjën Robin Le Normand dhe sulmuesi norvegjez Alexander Sorloth nga Villareal.
Edhe në ekipin e femrave të Atletiko Madridit u bënë shumë afrime në këtë merkato verore, duke u afruar tetë futbolliste.
Klan News