Atletico Madrid u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti skuadrën e Leganes me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Simeone, vuajti jo pak për të marrë 3 pikët në këtë takim, të luajtur në shtëpi.

Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh pas një goli të shënuar nga Neyou në minutën e 34-të.

Megjithatë, fraksioni i dytë i lojës, ishte një tjetër histori. Sorloth barazoi shifrat në minutën e 69-të, ndërsa Griezmann shënoi golin e përmbysjes për madrilenët në minutën e 81-të.

Për të vulosur takimin në 3-1 mendoi Sorloth që realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 99-të.

Me këtë sukses, Atletico Madrid mban vendin e tretë në renditje me 20 pikë, pas Barcelonës dhe Real Madrid, që mbajnë dy vendet e para me 24 pikë. /tvklan.al