Baza Ajrore e Farkës ofroi një atmosferë festive këtë prag festash, duke mikpritur grupe fëmijësh në një atmosferë ndryshe.

Misioni i pilotëve dhe stafit mbështetës i kësaj Baze Ajrore këtë herë nuk ishin në një mision i zakonshëm humanitar apo në shërbim të komunitetit. Baza Ajrore e Farkës ofroi një ditë plot surpriza për fëmijët dhe prindërit e tyre, të cilët u njohën nga afër me mjetet e kësaj baze, ndërsa shijuan edhe xhiro me helikopterë.


Kryeministri Edi Rama uroi një vigjilje të Vitit të Ri plot qetësi shpirtërore në familjet shqiptare, ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga atmosfera e gëzueshme e krijuar në Bazën Ajrore të Farkës.

Klan News