Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të reja të dosjes “184” të zgjedhjeve të pjesshme në Dibër. Në përgjimin e tretë të ri, është përgjuar biseda e shefit të komisariatit të Dibrës në atë kohë, Robet Aga, i cili komunikon me deputetin e PS Xhemal Qefalia.
Ky i fundit i thotë se është në një takim me Kryeministrin dhe ministrat. Më pas, Qefalia i nxjerr në telefon ministrin e Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri dhe deputetin Ulsi Manja.
Përgjimi 3:
Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?
Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?
Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Po.
Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.
Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Kush thotë?
Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.
Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.
Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?
Robert Aga: Mirë.
Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?
Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…
Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .
Saimir Tahiri: Alo o Berto!
Robert Aga: Mirëmbrëma.
Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo.
Robert Aga: Jo të lutem.
Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.
Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.
Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.
Robert Aga: E kam detyrim.
Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k**** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…
Robert Aga: Unë jam ushtari jot…
Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.
Ulsi Manja: Ku je mo vlla.
Robert Aga: Ç’bëni mo.
Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.
Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..
Ulsi Manja: Ku more?
Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.
Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…
Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..
Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.
Robert Aga: Mirë vlla mirë.
Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.
Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..
Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.
Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.
Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.
Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.
Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.
Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?
Robert Aga: Po leje o vlla tashi.
Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?
Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.
Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.
Robert Aga: Hajde gjithë të mirat.
/tvklan.al