Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka deklaruar nga Lushnja se Partia Socialiste nuk do të bëjë aleancë me asnjë parti në këto zgjedhje. Balla shtoi se e vetmja aleancë e socialistëve është me qytetarët.
“Shumë e qartë, ne nuk bëmë aleancë me asnjë parti. As në këto zgjedhje dhe nuk do të bëjmë aleanca me asnjë parti sepse aleanca jonë janë qytetarët. Saliu u bashkua me Ilirin. Nuk është surprizë. Luli nuk e di me këtë do bashkohet. Nuk është surprizë. Ata janë bashkë. Kush mendon se Luli dhe Saliu janë ndarë nga njëri-tjetri e kanë shumë gabim. Janë bashkë. Do vazhdojnë të jenë bashkë sepse edhe pisllëqet i kanë bërë bashkë. Nuk i mori të gjitha pisllëqet Saliu, një pjesë i ka bashkë me Lulin. 21 Janarin e ka bashkë me Lulin. Historinë e detit e ka bashkë me Lulin. Gërdeci, Luli ishte në qeveri. Kështu që nuk mund të amnistohet asnjëri prej tyre. Janë çështje që duhet të përballen. Çështja e 21 Janarit nuk mund të mbyllet kurrë për asnjë prej tyre. Ajo që na duhet është që duhet të dijmë që po ezaurojmë vitin e parë të mandatit tonë të tretë dhe për të fituar të katërtin duhet të përmirësojmë dhe të kërkojmë mendim nga njerëzit se çfarë të përmirësojmë. Këtu në Lushnje kemi shumë për të përmirësuar. Njerëzit nuk janë dakord me mënyrën se si kemi administruar pushtetin në këto vite. Nuk janë dakord njerëzit, por ne do të dëgjojmë. Ne do të hapim dyert e bashkisë dhe institucioneve për të rinj dhe të reja që janë të talentuar, që janë me shumicë. Kam mirë pritur djem dhe vajza, studentë të Lushnjes, janë të shkëlqyer, garanci për një super të ardhme në administrimin e punëve në qytet dhe në bashki”, tha Balla./tvklan.al