Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe njëherësh dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën Taulant Balla zhvilloi një takim në qytetin e Firencez me shqiptarët që jetojnë në rajonin e Toskanës.

Ministri Balla e ka cilësuar pjesëmarrjen e Diasporës në zgjedhjet e 11 Majit si një moment historik. Sipas tij Partia Socialiste ka meritën kryesore në realizimin e këtij detyrimi që Shqipëria kishte diasporës.

“Unë dhe kolegët e mi që kemi ardhur sonte këtu do t’ju kërkonim të votonit Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, dhe unë do ta quaja historik mandatin e katërt. Shqiptarët në shumicë edhe në Shqipëri edhe në  diasporë e dinë fare mirë, se nëse duam ta shohim Shqipërinë tonë, anëtare të Bashkimit Europian këtë mund ta bëjmë vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.”

Ministri foli edhe për synimin e Partisë Socialiste dhe qeverisjes së saj që të tërheqë investimet e diasporës.

“Shqipëria ende nuk ka kapacitete të mjaftueshme dhe investimi në turizëm është sot investimi i duhur në Shqipërinë tonë të dashur.”

Po në Firence Ministri Balla së bashku me Presidentin e Institutit Kombëtar Italian për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Punëtorëve, Giuliano Zignani, u takua me përfaqësues italianë dhe shqiptarë të sindikatave të punëtorëve.

Në takim u diskutua mbi rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptar në Toskanë, një nga më të mëdhatë dhe më dinamiket në Itali, me një popullsi të vlerësuar midis 50,000 dhe 60,000 personave.

Klan News