Forumi Global i Dialogut i mbajtur në Berlin ishte një mundësi sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku, që vendet e vogla si Shqipëria të prezantojnë reformat e saj. Në takimet e zhvilluara me investitorë gjermanë, Balluku tha se ata shprehën interes për të bërë biznes në Shqipëri.
“Mora pjesë në disa nga këto panele për të diskutuar dhe për të dhënë eksperienca më të mira që Shqipëria tashmë po aplikon, si për industrinë turizmit ashtu dhe për t’u bërë sa më tërheqëse për investitorët e huaj. Gjatë ditës së sotme patëm mundësi që të uleshim dhe me një pjesë të investitorëve gjermanë të cilët janë të interesuar për të investuar në vendin tonë dhe për t’i informuar ata për të gjithë skemat e taksimit apo dhe të gjithë incentivat që po aplikohen në vendin tonë”, tha Balluku.
Balluku tha se u kishte bërë të ditur investitorëve të huaj se vendi ynë plotëson çdo kusht për t’u konsideruar pjesë e Bashkimit Europian duke pasur parasysh edhe hapjen e negociatave Shqipëria pret në mes të këtij muaji.
Tv Klan