Barcelona po konfirmon gjithnjë e më shumë krizën financiare. Spanjollët ende nuk kanë kompletuar pagesën për firmën me Robert Lewandowskin. Edhe pse dy vite që nga mbërritja e polakut në skuadër, Katalanasit nuk kanë paguar shifrat e kërkuara.

Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, Blaugranët ende u kanë borxh shtatë klubeve, për një shifër që përllogaritet në rreth 30 milionë Euro. Bayern Munich, skuadra e fundit e Lewandowski do marrë pjesën më të madhe të tyre, rreth 21 milionë Euro.

Shifër e cila duhet të depozitohet në dy sezone deri në Qershorin e vitit 2025. Edhe Borussia Dortmund përfiton në këtë aspekt, me 1.5 milionë Euro. Ndërkaq, pjesa tjetër e skuadrave që do të përfitojnë në këtë operacion janë edhe ato që kanë kontribuar në formimin e sulmuesit 36-vjeçar.

Legia e Varshavë, Lech Poznan, Delta Vershave dhe Znick kërkojnë të ardhura nga kartoni i Lewandowskit. Shifrat mund të jenë modeste në krahasim me ato që do të përfitoje Bayern Munich dhe Dortmund, gjithsesi, Barcelona ende mbetet në ngërç duke mos i shlyer.

Klan News