Merkato e verës pritet sërish të jetë e nxehtë për shkak së klubet arabe të futbollit do të futen fuqishëm në Europë.
Sauditët kërkojnë të tërheqin sa më shumë lojtarë, mirëpo kërkojnë talente të rinj si dhe futbollistë me emër dhe eksperiencë të cilët kanë ende për të dhënë në fushë.
Ekipe si Al Hilal, Al Nassr dhe Al Ittihad, të mbështetur financiarisht nga gjiganti Aramco, kompania e naftës, po udhëheqin rrugën drejt një futbolli saudit konkurrues jo vetën në rajon.
Ashtu siç bënë gjatë merkatos së Janarit, arabët do të përpiqen sërish që të bindin Robert Lewandowski, nga ana tjetër edhe Barcelonën.
Sulmuesi polak i Barçës, e ka rritur nivelin e lojës së tij në 2024. Liga arabe është e gatshme të ofrojë 40 milionë Euro për Lewandowski dhe Barça po mendon propozimin.
Por problem është të bindin futbollistin I cili ende nuk po joshet nga ideja për të shkuar në Arabi.
Me shumë mundësi, përpjekja e dytë e arabëve do të bëhet duke shtuar shumën për kontratën e lojtarit.
Tv Klan