Barcelona regjistroi fitoren e shtatë radhazi në kampionat, pasi mposhti minimalisht në shtëpi Getafen. Heroi i katalanasve ishte Robert Lewandowski, i cili realizoi golin e vetëm të takimit.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick u shfaq i lumtur për triumfin, duke mos i kursyet lavdet për sulmuesin polak.
“Për mua, Lewandowski është qendërsulmuesi më i mirë në dekadën e fundit. Detyra e tij është të luajë para dhe të shënojë, diçka që po e bën mësë miri. Ai ka lojtarë rreth tij që mund të asistojnë dhe përfundimi i tij është fantastik.
Sa i përket ndeshjes, në pjesën e parë, ne u kombinuam mirë dhe bëmë pasime të mira, por ata mundën të mbyllnin hapësirat. Megjithatë, ne luftuam gjatë gjithë sfidës me një mentalitet fantastik. Unë jam i kënaqur me tifozët, pasi ata treguan mbështetjen e tyre kur ne kishim nevojë për to.”, deklaroi Flick.
Me fitoren ndaj Getafes, Barcelona mban vendin e parë në renditje me 21 pikë pas shtatë javëve, 4 pikë më shumë se Real Madrid. /tvklan.al