Barcelona ka hedhur pas krahëve humbjen me Osuassuna-n dhe është rikthyer te triumfi në kampionat.

Katalanasit mposhtën pastër me rezultatin 3-0 skuadrën e Alaves në transfertë, në një ndeshje që u vendos nga Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak shënoi tripletë golash në minutat 7, 22 dhe 33, për t’i dhënë suksesin skuadrës së Hansi Flick.

Me këtë triumf, Barcelona vazhdon e qetë në krye të renditjes me 24 pikë në nëntë javë kampionat, 3 pikë më shumë se Real Madrid që renditet në vendin e dytë.

Sfida e radhës do të jetë delikate për Barçën, pasi sfidon Sevilla-n në shtëpi. /tvklan.al