“Shkak për krizën taksa progresive dhe udhëheqja nga oligarkët”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bazuar mbi studimet e bëra së fundmi deklaron se pagat në sektorin publik dhe privat në Shqipëri, janë më të ulëtat në rajon. Për kreun e demokratëve ‘këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh’.

Basha shkruan në Facebook se me ardhjen e tij në pushtet do rriten të ardhurat e shqiptarëve duke jua lehtësuar kështu barrën e detyrimeve dhe taksave.

“Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë”, shkruan Basha.

Paga mesatare në Shqipëri ishte 420 euro 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Pas Shqipërisë renditet Kosova me 602 euro, Maqedonia me 617 euro, Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare me rreth 700 euro.

Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro. Paga mesatare në Shqipëri në shëndetësi është 435 euro, sa gjysma e mesatares rajonale.

Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë me 901 euro dhe Mal të Zi 833 euro, ndërsa në Serbi e Maqedoni me mbi 700 euro. Kosova i rriti ndjeshëm pagat e mjekëve dhe infermierëve, me synim ndalimin e eksodit të bluzave të bardha.

Mjekët specialistë paguhen 1195 euro nga 661 euro më parë; mjeku i përgjithshëm 836 euro nga 566, kryeinfermierët 621 euro nga 472 dhe infermierët e parë 537 euro nga 425 më parë.

Klan Plus