Gjatë Forumit të Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare në Tiranë, Zv/Kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se vendi ynë ka bërë hapa pozitive që lidhen me sfidat e ujërave Adriatiko-Joniane.
“Sfidat e reja në Detin Mesdhe mes ekonomisë blu, tranzicionit ekologjik dhe funksionet e Rojës Bregdetare”. Sigurisht të treja këto kolona kanë një rëndësi tëveçantë padyshim duke pasur parasysh ekonominë blu dhe kontributin e saj në të gjitha ekonomitë e vendeve të cilat lagen nga Deti Mesdhe. Faktin e tranzicionit ekologjik që tashmë mjedisi zë një rol të rëndësishëm në politikat e të gjithë shteteve europiane, ashtu dhe shteteve të cilat aspirojnëqë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe padyshim çkaështë më e rëndësishmja ka të bëjë me ligjzbatimin. Ligjzbatimin në territoret detare ku padyshim risqet hibride shtohen çdo ditë dhe më shumë.”
Balluku shtoi se Shqipëria po realizon përafrimin e rregulloreve dhe legjislacionin e Rojës Bregdetare me ato të standardeve të Bashkimit Europian, të FRONTEX.
“Investimet tona të rëndësishme në disa prej porteve të vendit dhe dua të përmend këtu planin tonë, që tashmë ka nisur të realizohet, për ndërtimin e një porti të ri në zonën e Durrësit, një port modern, quhet porti i Porto-Romanos, i cili tashmë ndodhet në fazën e garës ndërkombëtare dhe ku ne krenarisht mund të themi që interesi për ndërtimin e këtij porti është i jashtëzakonshëm dhe nga kompani europiane, pasi Shqipëria është e qartë në qëndrimet e saj me aleatët. Ne kurrë nuk kemi luajtur me ambiguitetin e bashkëpunimit të diplomacisë, por kemi qenë të qartë në qëndrimet tona, kështu që investimet në Republikën e Shqipërisë në infrastrukturat kritike janë gjithmonë të mirëpritura nga aleatët tanë, apo edhe nga shtetet europiane.”
Sipas Ballukut tashmë Shqipëria luan një rol të rëndësishëm rajonal, në të gjithë zonën e Mesdheut dhe nga ana tjetër është kthyer një nga vendet më atraktive për turizmin mesdhetar.
Klan News