Lideri i opozitës Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur, kryeministrit Edi Rama lidhur me arrestimin e Kelmend Balilit.
“Ramës i djeg e vërteta sepse Balili është prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur kokën para të gjitha kushteve të trafikantit të drogës. I djeg sepse shqiptaret do ta shohin shpejt lehtësimin nga akuzat për trafik droge. E kemi parë ketë film me S. Tahirin”.
Rames i djeg e verteta sepse Balili eshte prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur koken para te gjitha kushteve te trafikantit te droges. I djeg sepse shqiptaret do ta shohin shpejt lehtesimin nga akuzat per trafik droge. E kemi pare kete film me S. Tahirin.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 15, 2019
Rama tha më herët se se mospranimi i meritave të policisë është avazi 5-vjeçar i opozitës, dhe shton se dërgimi prapa hekurave i “Eskobarit të Ballkanit” është një fakt që të tjerëve nuk u pëlqen.
“Kur kapen janë ata që na kapin ne! Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre! Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin! Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri”
, thotë Kryeministri Edi Rama, i cili ka reaguar edhe herë të tjera gjatë ditës për këtë çështje./tvklan.al