Triumfon me rezultatin 1-0 në finalen me Tigres
Bayern-i i Mynihut është shpallur Kampion i Botës. Skuadra gjermane fitoi me rezultatin 1-0 finalen me ekipin meksikan Tigres.
Goli i vetëm në sfidën e dominuar nga Kampionët e Europës u shënua nga Pavard në pjesën e dytë. Ky është titulli i dytë për Bayern-in që kur turneu quhet Botërori i Klubeve. Bavarezët kanë edhe 2 Kupa Interkontinentale.
Tv Klan