Drejtori i Bayern Munichut, Maks Eberl, e pranoi se rinovimi me Jamal Musialan po rezulton i vështirë.
Sulmuesi i krahut pëlqehet së tepërmi nga dy klubet e Mançesterit. Por në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Real Madridi.
Musiala u bë pjesë e klubit bavarez në vitin 2019 pas largimit nga Chelsea, por mediat në Gjermani shkruajnë për një rikthim të tij në Premier Ligë.
Kontrata e 21-vjeçarit me Bajernin përfundon në verën e 2026-ës. Për Sport1, Eberl tha se marrëveshja e re është ende larg.
“Është e vështirë, por jo e pamundur, pasi Jamal e di se çfarë ka te Bajern Mynihu. Ai është rritur këtu dhe e ka sjellë veten në këtë nivel! Bisedimet po intensifikohen. Ne jemi jashtëzakonisht ambiciozë dhe ai synon që të fitojë tituj.”
Sipas mediave gjermane, një nga pengesat për një marrëveshje të re janë kërkesat financiare të futbollistit.
Ai kërkon një rritje page deri në 360 mijë euro në javë, për të arritur të njëjtën rrogë si edhe sulmuesi Heri Kejn.
Musiala e ka pranuar se ndihet i lumtur në “Allianz Arena”, por se nuk e ka përjashtuar një largim për në një tjetër klub.
Klan News