Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Arben Mançe vazhdon të kërkojë drejtësi pas vdekjes së gruas dhe foshnjes së tij gjatë lindjes në maternitetin e qytetit të Beratit. Disa javë pas ngjarjes, Mançe e ka dërguar çështjen në prokurori kundër mjekëve, si dhe kërkon kryerjen për së dyti të ekspertizës mjeko-ligjore qoftë edhe duke e zhvarrosur gruan dhe foshnjen e vdekur.
“Kërkojë të bëhet riekspertimi, duke bërë po qe e nevojshme rizhvarrosjen e kufomës të nuses dhe fëmijës tim. Për verifikimin dhe pretendimet e mija kërkoj që të vijë një grup mjekësh të specializuar nga Tirana, mjeko-ligjorë. Për këto arsye unë u paraqita sot tek prokurori i Beratit, të cilën dhe sot e kësaj dite nuk kam marrë një përgjigje dmth. të saktë.”/tvklan.al