PD nuk do të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse PS nuk pranon propozimin e saj që për zgjedhjet e 11 Majit të regjistrohen edhe shqiptarët të cilët disponojnë dokumente të huaja. Në konferencën për mediat, Sali Berisha theksoi se ky do të jetë kushti i demokratëve, pasi nëse propozimi i tyre nuk miratohet, shumë qytetarë shqiptarë të diasporës nuk do të mund të regjistrohen për të votuar.

Edhe pse nuk ka asnjë shenjë për realizimin e qeverisë teknike, një nga kërkesat kryesore të PD, kryedemokrati thotë se tubimi i 8 Shkurtit do të jetë protesta e fitores për demokratët.


Pak muaj para zgjedhjeve, Berisha thotë se po vijojnë negociatat me PL, por ende nuk janë ndarë pozicionet që do të kenë kandidatët e aleatit të tij, Ilir Meta në listë. Një përgjigje pati dhe për kryeministrin Edi Rama, i cili ironizoi premtimet e PD për pensionet si të parealizueshme.

Kryedemokrati zhvilloi konferencën për mediat pasi u kthe nga Gjermania, ku mori pjesë në kongresin elektoral të CDU-së. Berisha tha se zyrtarë të lartë të CDU i kanë shprehur mbështetjen e tyre për PD në zgjedhjet e 11 Majit.

Ndërkohë pasditen e së mërkurës Berisha prezantoi programin e Partisë Demokratike për bujqësinë.

Klan News