Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, ka përjashtuar 40% të popullatës shqiptare që jeton në fshat nga përfitimet buxhetore.
Në një konferencë për mediat, Berisha thotë se Kryeministri Rama po ju jep sipas tij goditjen e mëshirës fermerëve teksa pretendon se fondet shkojnë në sektorët ku vidhen më shumë.
Për këto arsye, kryetari i PD-së Berisha thekson se shtylla numër 1 e programit të Partisë Demokratike do të jetë ekonomia e qytetarëve.
Sali Berisha: Në këtë kuadër, ne kemi denoncuar këtë buxhet si buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori. Si buxhet që rritjen ekonomike e bazon në drogë, në kullat e korrupsionit dhe drogës, kurse të ardhurat i shndërron në parajsë për shqiptarët. Sot unë jam për të denoncuar përjashtimin pothuajse të plotë, pothuaj në shkallë ekstreme të 40 përqind të popullatës shqiptare që jeton në fshat nga përfitimet buxhetore që janë kushtetuese dhe ligjore. Përjashtimin e një sektori që kontribuon në prodhimin e brendshëm me rreth 20 përqind të tij. Për bujqësinë, me të cilën mbahen pra 40 përqind e popullatës, e cila kontribuon në rreth 20 përqind të prodhimit të brendshëm, buxheti i këtij viti parashikon në mënyrën më absurde gjithsej 40 milionë euro.
Edhe në këto 40 milionë euro, sipas llogaritjeve, 55-60 përqind merren përsëri nga administrata dhe 40 përqind e tyre u mbeten pra rreth 18 milionë mbeten për fermerët. Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj tyre. Të mos harrojmë se ky fermer blen inputet me çmimet më të shtrenjta. Se mbi këtë fermer rëndojnë taksat armiqësore, TVSH zero në blerje dhe 20 në shitje. Mbi këtë fermer rëndon mungesa e plotë e Në një hark kohor 4-5 vjeçar, gjedhet kanë rënë mbi 50 përqind të numrit të kokëve. Po kështu të imëtat. Në vend që buxheti të synonte shënimin e kthesës, përkundrazi i jep një goditje mëshire këtij sektori që jep 20 përqind të prodhimit të brendshëm të vendit. Dhe kjo me qëllimin e vetëm që fermerët shqiptarë të largohen nga Shqipëria, të braktisin këtë tokë që është ndër më pjelloret.
Paratë përqendrohen që të gjitha në sektorë ku vjedh më shumë qeveria. 15 përqind e buxhetit është në duart e Lubi Ballukut, asistentes më kryesore në vjedhje të Edi Ramës, e cila u kujtoj edhe njëherë të dashur qytetarë, mos harroni se në praktikën e Edi Ramës që ndante lejen e ndërtimit për çdo shkallë pallati, Lubi Balluku ndan unazën e Tiranës që ka mbetur në 14 kontrata në mënyrë që të mjelë, vjelë 14 gjoba. Vjedhëse të tillë nuk ka parë, por gjithçka është në arkën e përbashkët Rama-Balluku, siç i kanë pasur në bashki gjërat.
Rritja e sigurisë ushqimore, mbrojtja e qytetarëve shqiptarë nga mbeturinat që mbeten në prag skadimi në magazinat e botës, do jetë qëllim kryesor i yni. Ne kemi qenë dhe mbetemi të bindur se pa zhvillim rural nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Do bëjmë gjithçka me moton që fshatrat që kenë infrastrukturën e qyteteve, dhe për këtë zotohemi që në katërvjeçarin e parë. Këto janë disa nga pikat kryesore të programit tonë për fermerët dhe bujqësinë. Edhe njëherë shpall, shtylla numër një e programit të PD do jetë ekonomia e qytetarëve. Ekonomia e qytetarëve. Ekonomia e qytetarëve. Begatimi i tyre, përmirësimi i tyre ekonomik.
/tvklan.al