Qytetarët e Kukësit kryetari i qeverisë i falënderoi për mbështetjen falë së cilës vendi u bë anëtar me të drejta të plota i NATO-s, si dhe u hap drita jeshile për liberalizim të plotë të vizave brenda vitit të parë të mandatit të dytë. Përpara banorëve kryeministri nuk do të harronte projektin më të madh në infrastrukturën rrugore, Durrës-Kukës-Prishtinë, që shefi i qeverisë e cilësoi për nga përmasat dhe rëndësia si projektin gjigand të kombit shqiptar. Kryeministri numëroi një seri projektesh të rëndësishme në rrugë, në ndërtim apo që do të fillojnë shumë shpejt. 

Sali Berisha: “Në këtë rreth janë për t’u ndërtuar apo dhe në ndërtim e sipër 20 hidrocentrale të reja ndër të cilat Skavica, njëri prej më të mëdhenjve në Shqipëri. Dhe t’i them zotit Rama që erdhi këtu dhe derdhte lot krokodili se me paratë e rrugës do të asfaltoheshin rrugët e Kukësit. Zoti Rama duhet ta mësosh, rrugët e këtij qarku po asfaltohen të gjitha, duhet të mësosh zotëri se rruga Sopotë-Krumë dhe Kukës e tëra është në ndërtim. Se me 1 korrik hapet tenderi për lotin e parë Krumë-Kukës. Se me 1 korrik hapet tenderi për lotin e parë Kukës-Shishtavec”.

Thirrjen për të votuar programin e ri qeverisës të demokratëve kryeministri Berisha adresoi edhe ndaj qytetareve me bindje të majta politike. Berisha tha se Rama nuk përfaqëson interesat e socialisteve të thjeshtë. Për këtë Berisha ftoi shqiptarët edhe në Kukës t’i bashkohen projektit europian për vendin.

Në Has kryeministri Berisha u kërkoi votën banorëve të kësaj zone për të bërë realitet projektin për një Shqipëri europiane.  Që në krye të fjalimit të tij kryeministri vlerësoi kontributin e banoreve të Hasit në përpjekjet për liritë Kosovës. Edhe për Hasin qeveria e djathtë ka një agjendë të përcaktuar projektesh për zbatim.

Sali Berisha: “Kruma do lidhet me rrugën e re me Kukësin si kundër do ketë rrugën drejt Kalit. Rruga Krumë-Qafë Prushi, është arterie e madhe e kombit. Sot dua të zotohem se rezervuari i Qarrit të vogël do të ketë një nga veprat e reja ujitëse për tokat tuaja. Sikundër dua ti garantoj fermerët e Hasit, blegtorët e Hasit se qeveria ime do të financoi çdo projekt të tyre për rritjen e prodhimit”.

Duke zbardhur projektet për Hasin ftesa kryeministrit ju drejtua edhe emigrantëve shqiptarë për të votuar në 28 qershor. Kryeministri e cilësoi të jashtëzakonshëm kontributin e tyre në ndryshimin e vendit.

Sali Berisha: “Po ju rikujtoj këtu kur themi… kur djemtë tuaj .. për kliring e Kosovës. Një këngëtar famëkeqes Bregovinç. Ju këndonte himne hordhive dhe barbanëve serb, barbarinjëve tyre vëllai i shqiptarëve. Ky këngëtar ka marrë çelësin e artë të bashkisë në Tiranë 2 vjet më parë nga Edi Rama. Asnjë votë majtas. Me 28 qershor, ju do votoni 10-n”…./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi