Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon se ndaj qytetarëve demokratë kanë nisur presionet qeveritare, duke akuzuar kështu qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.
Në një status në Facebook, Berisha flet për atë që ai e quan “mafia e Noriegës”, duke shtuar se po ushtron terror sidomos ndaj bizneseve demokratë që të largohen nga vendi. Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos largohen nga Shqipëria dhe të ngrihen në mosbindje civile paqësore.
Denoncimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Ndal terrorit të mafies së zezë ndaj demokratëve!
Të dashur miq, një valë terrori e papare ka shpërthyer këto ditë nga mafia e zezë e pushtetit ndaj demokratëve në mbarë vendin. Mafia e Noriegës bën gjithçka, po përdor të gjitha format e presioneve antiligjore që të largojë masivisht nga Shqipëria demokratët me familjet dhe bizneset e tyre.
Ky është regjimi më i rrezikshëm në historinë e vendit pas diktaturës hoxhiste. Kemi të bëjmë me një klikë e ndëshkuar, të mallkuar, të përçmuar nga 80% e shqiptarëve.
Në këto kushte tejet të rënda, ftoj qytetarët të mos largohen nga Shqipëria por të organizohemi me të gjitha format e mosbindjes civile paqësore kundër saj.
Lexoni çfarë shkruan biznesmeni demokrat dixhital! sb
“Mirdita doktor Berisha, jam Sajmiri nga Tirana kam një biznes të mesëm. Jam i djathtë me bindje, kam qenë i persekutuar në një zonë kufitare në Prrenjas. Kurdoherë kam votuar PD, më i zhgënjyer se këtë herë as në ‘97 s’kam qenë. Ti mund ta kesh këtë informacion, po ta jap prapë. Ka filluar genocid kundra demokratëve e para jashtë Tiranë ka për mbi 2 vjet që s’të mban njeri në punë po s’je i majtë. Nëpër bizneset private, shteti dihet tani këtë javë kanë filluar presionet. Nëper Tiranë s’guxon njeri me fol për opozitë. Me mua sot është hera e dytë që më thonë ik mos rri më, shiti dhe ik, më është neverit puna. Kam investuar gjakun e 27-vjetëve, kam punuar 16 orë në ditë. Dilni flisni zoti Berisha, ku duhet të kemi shpresë. Hera e parë në jetën time, po e mendoj të iki. Genocidi ka filluar, në vitin 1990 kishte shpresë, do bëhesh me 2017 pas zgjedhjeve s’më ka thënë njeri do rri këtu strategji. Zoti Berisha Fidel Kastro e ka bërë kështu”.
/tvklan.al