Kryeministri Berisha ka zgjedhur Shkodrën për të përcjellë urimet me rastin e festës së fiter bajramit. I shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha, kryeministri është ndalur në myftininë e Shkodrës i pritur nga myftiu Ndriçim Sulejmani. Gjithçka e mirë që ekziston sot dhe që e gëzon njeriu është e ndërtuar mbi sakrificën dhe përkushtimin e tij u shpreh kryeministri.

Sali Berisha: “Shfrytëzoj rastin për t’u përcjellë besimtarëve mysliman të Shkodrës, të mbarë Shqipërisë dhe të gjithë besimtarëve shqiptar, gëzuar këtë ditë të shenjtë. Gjej rastin të falënderoj më mirënjohje më të thellë udhëheqësit e komunitetit fetar mysliman, e komunitetit fetar katolik dhe e komunitetit fetar ortodoks për punën e madhe që kanë bërë në rindërtimin e besimeve fetare, për mesazhin e shkëlqyer që përcjellin në Shqipëri dhe në mbarë botën, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, dëshmi e shpirtit të madh të shqiptarëve dhe kombit shqiptar”.

Me pas kryeministri ka udhëtuar drejt kryeqytetit ku mori pjesë në pritjen e organizuar nga Bashkësia Myslimane Shqiptare në ambientet e Hotel “Tiranës”.

Sali Berisha: “Dita e Bajramit është një ditë frymëzimi i madh, ditë e cila të shumëfishon besimin tek e ardhmja më e mirë. Le të urojmë së bashku që Bajrami që vjen të na gjejë edhe më mirë dhe shpreh bindjen se me ndihmën e Zotit do ta kemi më të mirë Bajramin e ardhshëm”.

Më herët në pritjen e organizuar nga komuniteti mysliman, mori pjesë edhe presidenti i republikës, Bamir Topi, i cili gjithashtu uroi te gjithë besimtaret me rastin e Bajramit te madh.

Bamir Topi: “Festat ne i gëzojmë sëbashku dhe besoj është një apel që dita e Bajramit të japë më shuam harmoni me njerëzve, më shumë dhembshuri për njerëzit ën nevojë, më shumë solidaritet.”/tvklan.al

Gazetar Fjorald Zguro