Sali Berisha: “Absolutisht ekziston vullneti I plotë i këtyre vendeve dhe jam i bindur se shpejt do ta shqyrtojnë dhe do të japin përgjigjen më të mirë pozitive Shqipërisë. Edhe për vizat jam shumë i sigurt, ka një skedulë ka një agjendë për to, e cila po zhvillohet sipas përcaktimeve të përbashkëta mes  Shqipërisë dhe komisionit Evropian. Ne po ecim me pasaportat biometrike, nuk mund të mohohet që ne kemi qenë më mbrapa se fqinjët tanë. Në këto dokumente që janë shumë të rëndësishme dhe komisioni evropian ka tendencë ta vlerësojë këtë dhe jo ta injorojë një gjë të tillë, pra un jam fare optimist se nuk ekzistojnë më probleme politike, janë teknikalitete që kërkojnë të zgjidhen dhe Shqipëria brenda mandatit të parë të kësaj qeverie të marrë. Unë mendoj se presidenti dhe  First Lady do vizitojnë Shqipërinë dhe ajo çka unë konstatova në atë bisedë të shkurtër, ndjenjat më miqësore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Presidenti dhe zonja e Parë na tashmë se ne në Çikago kemi punuar me shqiptar dhe kemi përshtypjet më të mira. E sigurova presidentin se në Shqipëri do të gjejë një komikë që e do shuam presidentin Obama dhe Shtetet e Bashkuara dhe se vizita e tij pritet nga të gjithë shqiptarët.”/tvklan.al