Besart Kadia shprehet se koronavirus sjell një goditje të rëndë në ekonominë botërore.

Ai shprehet se sipas parashikimeve ekonomike të fundit, Kina do të jetë më keq se viti 1977, që pas vdekjes së Mao Tse-Tung.

“6.6 trilion dollarë kanë humbur vlerën javën e kaluar vetëm nga bursat botërore, nga paniku i koronavirus. Kjo do të thotë se qytetarët kudo në botë, ndjejnë se vlera e shtëpive po u bie, vlera e bursave po u bie dhe nuk konsumojnë më, pra është frika që ndihen më të varfër. Kjo është pjesa e perceptimit, mentaliteti të sjelljes financiare, kjo po ndodh. Mund të ndodhë edhe në Shqipëri… e dyta është se firmat që  nuk prodhojnë më, do heqin  njerëz nga puna”. /tvklan.al