Tabloidi gjerman “Bild” në fillim të këtij viti i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke e renditur një ndër destinacionet kryesore për tu vizituar gjatë vitin 2025, ku e vlerëson si një vend lart turizmit masiv dhe me natyrë të paprekur.
Kryeministri Edi Rama ka postuar artikullin, duke e konsideruar si ‘superpromovim ndërkombëtar mediatik, i cili na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti’. Sipas Ramës, nga Janari deri në Nëntor të 2024, kanë udhëtuar drejt Shqipërisë 356 mijë vizitorë nga Gjermania.
Në postimin e tij kryeministri shkruan se Shqipëria po përgatitet që gjatë muajit Mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin.
Për këtë vit, Shqipëria do të jetë zyrtarisht “Vendi i Nderit” në panairin e turizmit në Berlin, duke përfituar edhe nga programi i pormovimit.
Gjatë ditëve të këtij panairi Shqipëria prezantohet me disa nga bashkitë kryesore të vendit të cilat prezantojnë programet e tyre të dedikuara të promovimit dhe me pjesëmarrjen e disa tur-operatorëve që prezantojnë paktet turistike.
ITB Berlin operon sukesshëm prej vitit 1966 duke qenë panairi më i madh në botë në botë i turizmit. Shqipëria gjatë vitit të shkuar ka përjetuar vitin më të mirë historik në turizëm ku për periudhën Janar- Nëntor 2024, e kanë vizituar 11 milionë turistë.
Klan News