Brunilda Cami: “Bidonët me ujë mbeten zgjidhja e vetme edhe për banorët në zonën e “Ali Demit”, të cilët ankohen se uji pijshëm në shtëpitë e tyre vjen vetëm një herë në ditë dhe kjo situatë ka rreth 1 muaj.”

“Tani me fillimin këtij muaji nuk kemi. Ka një muaj që vetëm në mëngjes.”

“Ça do mbushësh përpara me gjysmë ore, duke qenë që të gjithë shfrytëzojnë orën. Të gjithë mbushin, sa do arrish të mbushësh për gjysmë ore.”

 Brunilda Cami: “Ujin për të pirë e blini?”

“Patjetër që po. Gjithmonë.”

“Mbushim enët çfarë kemi aty në tualet edhe na del s’na del pastaj, në darkë kur vjen prapë.”

Brunilda Cami: “Shumë zona të kryeqytetit vazhdojnë të furnizohen me shuam pak ujë gjatë ditës ndërsa disa të tjera nuk kanë ujë fare prej mëse 1 jave televizioni Klan kërkon drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës një përgjigjeje pse është kjo thatësirë në kryeqytet, por përgjigjja që marrim prej këtij institucioni është se jemi në mbledhje.”

Në kërkim të përgjigjes, se përse shumë lagje të Tiranës furnizohen nuk furnizohen mjaftueshëm  me ujë të pijshëm, kamera e televizionit klan shkoi në ujëmbledhësin e Bovillës prej ku dhe furnizohet pjesa më e madhe e kryeqytetit.

Brunilda Cami: “Kjo është situata në ujëmbledhësin e Bovillës. Siç shikohet niveli i ujit ka rënë ndjeshëm. Sipas banorëve të kësaj zone, niveli i Bovillës krahasuar me 1 apo 2 vite më parë është akoma më i ulët.”

“Niveli i Bovillës ka rënë shuam se sa vitet e tjera.”

“Kësaj periudhe ka një rënie të theksuar krahasuar me vitet e tjera, ka filluar nga 1 muaj e ca ka rënë më shuam niveli i ujit.”

Mesa duket shkaku i thatësirës që ka pushtuar kryeqytetin është rënia e nivelit të ujit në ujëmbledhësin e Bovillës./tvklan.al

Gazetarja Brunilda Cami