Brunilda Cami: “Kjo çezmë është zgjidhja e vetme për 15 familjet e këtij pallati që ndodhet në rrugën e “Kavajës” pranë ministrisë së Punës dhe çështjeve Sociale. Mungesa e ujit prej 3 muajsh bën që në orën 3 e gjysmë të mëngjesit të gjithë gratë e këtij pallati të vijnë pranë kësaj çezme dhe të presin radhën për të mbushur bidonët me ujë aq sa mund të mbushet në gjysmë ore”

“Një kohë nuk kishte fare as në mëngjes, tani ka filluar herë vjen në mëngjes, herë nuk vjen. Ne zëmë radhën aty me bidonë po të vini në 4 e gjysmë, ecni këtu edhe nganjëherë dalim të zhgënjyer sepse shkojmë me bidonë bosh sipër.”

“Uji ka filluar të na mungojë normalisht që nga  2 korriku, na vjen një herë në 24 orë. Një orë në ditë. Edhe përpara ka pasur pengesa, po jo kështu si këto dy muaj. Tani se çfarë do bëhet? Jemi ankuar, kemi shkuar, ka ardhur një hidraulik këtu ka parë, asnjë përgjigjeje s’na kanë dhënë.”

 “Vjen këtu, po një herë edhe vjen edhe s’vjen. Pse këtu zgjidhet problemi? Problemi zgjidhet lart që kemi ardhur në kohën e parë q lahemi me kanoçe, vendosim tenxheret edhe lahemi. Fëmija, po i zgjaten krahët duke mbajtur ujë. Shkojnë te karburanti, lejojnë edhe s’lejojnë sepse dhe ato i duhet për vete.”

“Këta janë enët që lahen zarzavatet e enët e gjërat e fëmijëve, duart e fëmijëve se në banjo si lajmë dot fëmijëve duart. Gjithë enët plot me ujë, shishet prak këtu plot me ujë për të shpërlarë dy pjata, dy pirunë. Turp për ne që jemi mes Tirane.”

“Shkurt muhabeti asnjë pikë ujë s’ekziston. Ne jemi të moshuara, të lodhura, të marrim bidonët prej katit të parë dhe t’i çojmë në kat ët katërt, në kat të pestë kjo është krim. Prandaj edhe ai drejtori ai përgjegjësi që është atje të vijë këtu dhe të prezantohet me ne dhe asnjë lek faturë uji, nuk ka këtë radhë me pagu. Për dy tre muaj që s’kemi ujë asnjë lek nuk paguajmë.”

Brunilda Cami: “Mungesa e ujit të pijshëm për këta banorë ka bërë që dushet të dalin totalisht jashtë funksionit, mënyra me të cilët ata tashëm lahen janë kanoçet.”/tvklan.al


Gazetarja Brunilda Cami