Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territori i pastër” janë gjetur dhe asgjësuar 168 bimë kanabis në fshatin Armen të Selenicës në një sipërfaqe të mbjellë me misër.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore, u identifikua dhe arrestua pronari i tokës, njëherësh dhe autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, 51-vjeçari me iniciale E.A.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al