Në të ardhmen e afërt bimet do të jenë ndriçuese. Kështu llampat apo ndriçimi i kopshteve e oborreve mund të jetë në dorë të gjelbër plotësisht, ku përveç kursimit energjitik, edhe dekori është me natyrë në mjediset e shtëpive.

Bimët ndriçuese do të bëhen të tilla falë biologjisë sintetike, ku sipas një eksperimenti të fundit ka rezultuar efikas, duke përdorur genin e disa kërpudhave në një bimë të gjelbër apartamenti.

Studimi është publikuar në revistën Science Advances dhe është rezultat i punës së kompanisë ruse Planta, që ka nisur edhe prodhimin e një bime që lëshon dritë të ngjashme me atë të hënës, pasi së shpejti pritet të dalë në shitje nga kompania amerikane Light Bio që ka bashkëpunuar edhe në punën kërkimore.

Prova të tilla ishin realizuar edhe më parë, me përdorimin e 5 geneve të ndryshme, ndërsa kësaj here procesi është më i thjeshtë, pasi është përdorur një gen specific i ri, që edhe ndriçimin e bimës e ka rritur 100 herë në krahasim me eksperimentet e mëparshme.

Klan News