Kryeministri australian Entoni Albanese shpalosi para parlamentit, planin për të ndaluar fëmijët dhe adoleshentët deri 16 vjeç, të përdorin rrjetet sociale.

Për të vënë në zbatim këtë skemë autoritetet do të krijojnë sistem verifikimi të moshës përmes të dhënave biometrike.

“Kur bëhet fjalë për të rinjtë, ne kemi një përgjegjësi të veçantë. Le ta shfrytëzojmë, t’u kthejmë fëmijëve fëmijërinë e tyre, t’u japim prindërve paqen, të punojmë së bashku, ta miratojmë këtë legjislacion përmes Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit këtë javë. Do të jetë diçka për të cilën do të jemi shumë krenarë”.

Plani i qeverisë ka marrë edhe kritika. Ndër ta është edhe Leonardo Puglisi  i cili themeloi një kanal lajmesh six neës Australia kur ishte vetëm 11 vjeç.

“Jo vetëm në Australi, por ka pasur të rinj në mbarë botën nga mosha 13, 14, 15 vjeç, të cilët kanë qenë në gjendje të eksplorojnë pasionet e tyre, ndoshta të bëjnë një karrierë prej saj përmes mediave sociale në një formë apo një tjetër,” thotë 17-vjeçari i cili mburret me mijëra ndjekës nëpër mediat sociale.

Më herët ishte edhe Miliarderi amerikan Elon Musk, që kritikoi ligjin e propozuar të Australisë për ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç dhe gjobitjen e platformave.

Klan News