Mohamed Salah është shfaqur i zhgënjyer, sepse nuk ka marrë ofertë për rinovim nga Liverpool.
Në një prononcim të dhënë pas ndeshjes me Southampton, ku shënoi dopietë dhe i dha fitoren ekipit të tij, sulmuesi egjiptian u ndal të flasë edhe për të ardhmen.
Sipas tij, klubi nuk i ka bërë asnjë propozim për të rinovuar kontratën, e cila skadon në fund të sezonit.
“Jemi pothuajse në dhjetor dhe nuk kam marrë ende asnjë propozim për rinovim. Kështu që ndoshta jam më shumë jashtë se brenda. Unë kam shumë vite këtu dhe nuk ka asnjë klub si ky, por e ardhmja nuk është e gjitha në duart e mia. Unë i dua fansat dhe ata më duan mua, por nuk është në dorën tonë. Tani le të presim dhe të shohim, sigurisht është zhgënjyese që nuk kam pasur ende as edhe një propozim”, deklaroi Salah.
Sulmuesi 32-vjeçar është pjesë e Liverpool nga viti 2017, ndërsa numëron 262 ndeshje të luajtura, me 165 gola të shënuar. /tvklan.al