Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pikërisht sot që skadon afati i krijimit të qeverisë Veri Irlaneze në kështjellën historike të Stormondit pranë Belfastit, zhvillohet takimi mes kryeministrit Britanik Bler, atij irlandez dhe kryetarëve të partive politike lokale. Nëse brenda mesnatës së sotme nuk arrihet një marrveshje mes republikanëve dhe unionistëve në lidhje me qeverinë, atëherë procesi i paqes për Irlandën e Veriut bllkohet përsëri. Është ajo marrveshje e cila u arrit me shumë përpjekje në prillin e vitit të kaluar. Ndërkohë shenjat e bashkëpunimit të IRA-s me policinë irlandeze japin shenjat e para. Kjo e fundit ka gjetur edhe dy trupat që ajo pranon se ka vrarë 20 vjet më parë në kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës.
Nesër pasditë SHBA hap për drejtësinë 500 dokumenta për veprimtarinë e Augusto Pinoçetit gjatë 17 vjet regjimit të tij në Kili. Këto dokumenta kanë informacione të ndryshme në lidhje me masakrat dhe krimet të bëra gjatë kohës që Pinoçeti ka qenë në pushtet. 500 dokumentat janë vetëm një pjesë e materialit të Uashingtonit, që do të vazhdojnë gjatë zhvillimit të procesit ndaj diktatorit kilian Pinoçet, i cili është në pritje të urdhërit të ekstradimit në Spanjë.
Me një fjalim në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë Presidenti Amerikan Klinton ka propozuar rimbursimin e ilaçeve për të moshuarit. Plani i propozuar nga Klinton shtrihet deri ne vitin 2027 dhe ka të bëjë me një pjesmarrje vullnetare për barnat. Plani do të kap rreth 39 milion të moshuar në të gjithë SHBA./tvklan.al