Gjithë kjo ngjitje në temperaturë ferri, vetëm për të parë Bovillën.
“Është shumë vapë, por ja vlejti”.
“Ishte pak e vështirë, por pamja fantastike”.
“Më pëlqen hiking, Bovilla ishte zgjedhja e duhur”.
Guidat thonë se nuk ka turistë që vijnë në Shqipëri dhe mos të vizitojë Tiranën. Për ofertën kulturore, atë kulinare dhe turizmin e natyrës, Tirana po preferohet gjithmonë e më shumë. Jo vetem në qendër të kryeqytetit por edhe në periferi nuk mungojnë të huajt, si këtu në Bovillë që çdo ditë është e mbushur plot.
Bovilla është gati një orë larg qendrës së Tiranës, dhe nëse një pjesë e rrugës që të çon atje, do të ishte e asfaltuar, do të ishte edhe më e thjeshtë për këdo. Megjithatë kjo nuk ka penguar të huajt që çdo ditë të shkojnë në grupe për të shijuar natyrën, liqenin e njohur dhe kodrat përreth.
“Liqeni i Tiranës është atraksioni më i bukur dhe më i vizituar dhe këtë e thonë shifrat që janë shumë të larta në raport me vendet e tjera në rrethinat e Tiranës. Bovilla është e vizituar gjatë gjithë vitit, por pikun e ka Pranverë-Vjeshtë”, shprehet guida.
Mesatarisht 1200 vizitorë në javë dhe 4000 në muaj pret Bovilla nga Pranvera në Vjeshtë.
“Ne kemi filluar që në 2018-ën dhe unë që bëj guidën këtu në Bovillë, dhe numri i vizitorëve ka ardhur në rritje sidomos në dy vitet e fundit. Bovilla njihet goxha nga turistët, ardhja këtu i lë të mahnitur nga ky kompozim i jashtëzakoshëm i natyrës. Ne sot në grup kishim të huaj, turistë kryesisht nga Europa, Amerika dhe nga Azia”, thotë guida.
“Nuk kisha pritshmëri, por qenka e jashtëzakonshme”.
“Më pëlqen gjithçka këtu, është e mrekulleshme”.
“Fantastike”.
“E pabesueshme”.
Edhe një foto dhe ky udhëtim mund të quhet i memorizuar.
“Edhe në pikun më të nxehtë të ditës, turet nuk mungojnë në qendër. Muzetë dhe godinat historike tërheqin gjithmonë vëmendje. Të gjithë gjurmët historike që kanë mbetur këtu, nga ndikimi osman, italian dhe nga periudha komuniste e bëjnë Tiranën interesante përballë zvillimit aktual”, thotë gazetarja Anisa Krraba.
Dhe me zbulimin e muzeve dhe natyrës, udhëtimi në Tiranë quhet i përmbyllur.
Tv Klan