Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka deklaruar këtë të mërkure se qeveria e drejtuar prej tij nuk do të bashkëpunojë me Kinën për vaksinën kundër COVID-19.

Duke iu përgjigjur një mbështetësi në mediat social ai u shpreh se Brazili nuk do blejë asnjë vaksinë nga Kina, pasi ajo ende nuk është e sigurt.

Presidenti shtoi se vaksina nuk kishte përfunduar ende provat. Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Eduardo Pazuello, tha se qeveria kishte arritur një marrëveshje me shtetin e Sao Paulo për të blerë 46 milion doza të vaksinës, e cila po testohet nga qendra kërkimore e Institutit Butantan.

Ende nuk dihet ende se çfarë vaksine do të përdorë Brazili, por ky shtet ka qenë një nga më të prekur nga koronavirusi.

Deri tani në këtë vend numërohen gati 5.3 milion raste të konfirmuara dhe më shumë se 155,000 të vdekur./tvklan.al