Britania do t’i japë Ukrainës 2.9 miliardë dollarë hua për blerjen e armëve dhe në rindërtimin e infrastrukturës.
Sekretari i Mbrojtjes, John Healey tha se kjo ndihme është pjesë e një huaje më të madhe në vlerë prej 50 miliardë dollarësh për Kievin që u bë publike në qershor nga G7.
Sekretari tha se paratë e dhëna nga Britania do të jenë vetëm për ushtrinë e Ukrainës dhe mund të përdoren për të ndihmuar në zhvillimin e dronëve.
Përmes një deklarate të publikuar nga qeveria britanike Healey tha se ndihma i mundëson Ukrainës të investojnë në pajisje kyçe për përpjekjet e tyre kundër Rusisë, sikurse mbrojtja ajrore, artileria dhe pajisje të tjera.
Paratë e kësaj huaje do të merren nga te ardhurat e gjeneruara nga asetet e ngrira ruse nga Perëndimi. Rusia ka thënë se përdorimi i aseteve të saj është i paligjshëm dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret.
Asetet e ngrira ruse vlerësohet se arrijnë shumën prej 300 miliardë dollarësh.
Klan News