Në Britaninë e Madhe zhvillohen këtë të enjte në zgjedhjet parlamentare, që pritet t’i japin fund qeverisjes 14-vjeçare të konservatorëve.

Mbi 50 milionë britanikë janë thirrur për të votuar nga ora 7 e mëngjesit deri në 22 të darkës, për zgjedhjen e 650 përfaqësuesve të rinj në dhomën e ulët të parlamentit.

Sondazhet parashikojnë që konservatorët të pësojnë disfatën më të rëndë historisë së partisë së tyre 2-shekullore.

Përllogaritjet paraprake u japin laburistëve në opozitë deri 425 vende në parlamentin e ri, një shumicë e konsoliduar me 99 deputetë mbi numrin e nevojshëm për formimin e qeverisë së re.

Ndërsa laburistët nuk pritet të marrin më shumë se 108 vende që do të përbënte një rënie drastike me 3 herë më pak nga ç’kanë aktualisht.

Për analistët, qeverisja gjithnjë e më e dobët e konservatorëve shihet si shkak për këtë rënie të ndjeshme të popullaritetit.

Dështimi në këto kuota i adresohet kryeministrit aktual Rishi Sunak, i cili gjatë qeverisjes së tij u përball me rritjen drastike të kostove të jetesës, nxitur edhe nga pasojat e luftës në Ukrainë si dhe nga thellimi i krizës në sistemin e shëndetësisë, ku në klinikat publike pritet me ditë për të marrë shërbim, probleme të cilat laburistët kanë marrë përsipër t’i zgjidhin brenda mandatit të parë.

Tv Klan