Në prezantimin e saj të parë në Kamzë si drejtuese e socialistëve për fushatën e zgjedhjeve parlamentare kryeparlamentarja Elisa Spiropali ju kujtoi demokratëve se dhuna që kanë paralajmëruar vetëm do t’u ulë mbështetjen me vota.
“Sa më të dhunshëm, sa më agresivë, sa më të paarsyeshëm…Aq më pak vota do të marrin, në Kamëz, në qarkun Tiranë e kudo tjetër. Unë mezi pres të punoj me secilin prej jush në të gjitha qendrat e votimit për t’i dhënë një fitore PS, Edi Ramës në bashkinë e Kamzës, në të Kavajës, Rrogozhinës, Vorës dhe patjetër të Tiranës. Shqipëria në 2030-ën duhet të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk mund të mbahet peng nga askush dhe për asnjë arsye.”
Kryebashkiaku Veliaj tha se pret një fitore shembullore në qarkun e Tiranës me mbi 100 mijë vota diferencë me kundërshtarët politikë.
“Kundërshtarët thonë jo po na morën votat, jo kështu e jo ashtu…Këta nuk kanë fituar në asnjë qendër votimi, ashtu siç patëm një diferencë 60 mijë vota në Tiranë, ambicia jonë për qarkun është të fitojmë mbi 100 mijë vota krahasuar me kundërshtarët tanë.”
Sipas Veliajt në mandatin e ri qeveritar do të ketë rritje të rrogave e pensioneve.
Klan News