Ylli i muzikës pop Madona nuk ka qenë ndonjëherë më afër se kaq. Qyteti malazez Budva, afërsisht 3 orë larg Tiranës përgatitet të pres mbretëreshën e pashkorurëzueshme të popit në 25 shtator. Në rrugët kryesore të Budvës gjenden njëri pas tjetrit postera që lajmërojnë festën e madhe të qytetit me 15 mijë banorë. Festë e cila pritet të sjellë një rigjallërim të sezonit turistik të mbyllur dhe jo aq të suksesshëm këtë vit për Malin e Zi.
Pikërisht për t’i shërbyer turizmit Mali i zi ka financuar 5 milion dollarë për organizimin e kësaj ngjarjeje. Koncerti do të zhvillohet pak kilometra në të dal të Budvës pikërisht në një fushë të gjerë pranë plazhit të Jazit.
Gazetarja: “Pikërisht kjo është fusha e madhe ku po përgatitet koncerti i madh i Madonës në 25 shtator në Budva”.
Siç shihet nuk është një stadium por thjeshtë një fushë e gjerë, e hapur pranë një terreni sportiv që karshi ka detin dhe plazhin. Janë ditët e para të shtatorit dhe puna ende nuk ka përfunduar. Të shumtë janë dhe shqiptarët që kanë treguar interes për ta ndjekur përformancën e postarit. Vetë organizatorët e koncertit pritet të vijnë në fillim javë në Tiranë ku do të mbajnë një konferencë për shtyp çka të jep më shumë ndjesinë se fqinjët po e ndjanë me ne këtë festë.
Ervina Brahimllari: “Tani në shtator, ditët e para të shatorit është ndjerë më shumë interesimi i personave por jo që nuk ka qenë më përpara. Shumë merrnin në telefon, interesoheshin me e-maile, pyesnin në të gjitha numrat tanë të kontaktit. Ndërkohë që fillimi i shtatorit e kanë ndjerë më afër edhe që është prezenca e tyre në agjenci dmth dhe ata marrin biletat këtu e të gjitha paketat”.
Mbi 8 mijë bileta janë vënë në dispozicion të fansave shqiptare. Në total publiku në Budva parashikohet të jetë mbi 50 mijë vetë.
Ervina Brahimllari: “Kushton vetëm bileta 39.6 euro, ndërsa bileta vip është 225.5 euro. Ndërkohë që kjo është vetëm bileta, paketat janë të ndryshme, ne ofrojmë të gjitha llojet e shërbimeve që mund të kërkojë klienti për këtë eveniment. Moshat ishin të ndryshme, duke filluar që nga brezi mund ta quaj Madonës që nga hitet e vjetra të Madonës, qoftë që brezi i ri që janë hitet që dëgjohen nëpër diskoteka dhe PUB-et e Tiranës në këto momente duke ditur që Madona është një këngëtare që gjithmonë, çdo verë do ketë një promocion, një këngë, një hit të ri edhe kjo ishte më interesante. Do ketë nga të gjitha moshat”.
Problemi mendohet se do të ketë me akomodim, pasi që tani duket se shumë nga hotelet janë të bllokuara. Por kjo vështirë se do të tremb fansat e yllit të Popit që vjen në Budva pas Italisë. Në vijim të turit të saj muzikor në Europë dhe dy ditë pas Budvës, koncerti i radhës për Madonën do të jetë në fqinjin tonë tjetër në Greqi./tvklan.al
Gazetare: Magdalena Alla
Operator Izdor Rudho
Montazh Ergis Hasanbelli