Ishte mëngjesi i së enjtes kur një numër shumë i madh njerëzit nga Tirana, sigurisht mbi 1 mijë vendosën që të udhëtojnë drejt Budvës, arsyeja e thjeshtë, të shikonin live një koncert të Madonës. Për këngëtaren Budva është ndalesa e radhës e turit të saj Stick and Sweet i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe që do të pasohet edhe nga ndalesa të tjera.
Mbërritja në Jazë të Budvës ku do të zhvillohet koncert ishte e njohur për një pjesë të madhe të shqiptarëve pasi në po të njëjtin ambient pati performuar Thë Rolling Stones.
Gazetari: “Na ndajnë vetëm pak fare minuta nga fillimi i koncertit të të madhes Madonës, Stick and Sweet tour, një tur i cili ka prekur pjesën më të madhe të vendeve ku Madona ka dhe shitjen më të madhe të albumeve të saj, ka mbërritur edhe në Mal të Zi, me një vend i cili duket nga masa e madhe e njerëzve që është mirëpritur mjaft mirë. Koncerti do të ketë edhe të ftuar të tjerë, por e vetmja gjë e cila duket se ka vënë në një formë në siklet të gjithë ata që kanë blerë biletat është koha e keqe dhe me shi.”
Por këtë herë mbi 500 të rinj që udhëtonin drejt Budvës për të parë Madonën ishin e fituesve të shorteut të Igle Mobile të cilët i bënë realitet ëndrrën këtyre të rinjve.
“Patjetër, mezi po e prisja dmth kështu që isha shuam e lumtur që e fitova.”
Madona u ngjit në skenë rreth orës 22 teksa mijëra njerëz kishin filluar të thërrisnin emrin e saj. Të arrije të filmoje nga afër këngëtaren ishte një mision thuaje i pamundur pasi asnjë kamera nuk lejoheshe në brendësi të spektaklit.
Shfaqja në skenë zgjatoi për më shumë se një orë dhe qyteti i Budvës mbrëmjen e djeshme ishte i tëri i përfshirë nga ardhja e Madonës po njëkohësisht edhe në një trafik aspak të zakonshëm. Turneu i këngëtares do të vijojë me Athinën, Roterdamin, por edhe Nju Jorkun, vend të cilin këngëtarja e konsideron si pikën më të nxehtë./tvklan.al
Gazetar: Drini Zeqo
Operator: Metlin Kepi