Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kjo është shtëpia ku në orët e pasdites Neshat Bega tentoi të vriste gruan e tij Rajmonda Bega 28-vjeçe për motive xhelozie. Burri e ka goditur disa herë gruan e tij me thikë. Çifti kishte vetëm 5 muaj i martuar dhe probleme xhelozie kishte pasur disa herë të tjera midis tyre.

“Punë xhelozie, asgjë tjetër mesa di unë si motër, punë xhelozie. Ankohej punë xhelozie, po se do arriste puna deri këtu nuk e dinim. Ky e kishte therur motrën time, e kishte mbyllur derën nga jashtë dhe kishte ikur dhe i kishte vajtur vetë policisë i ishte dorëzuar vetë policisë zotëria dhe i kishte thënë shko merreni, se e dinte për të vdekur”.

Më pas trupi i Rajmondës është përcjellë për në Spitalin Ushtarak dhe rreth orës 18:30 ka mbërritur në urgjencën e Kirurgjisë, ku ajo është futur menjëherë në sallën e operacionit. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, kirurgu Myftar Torba tha:

“Ishte plagosur me një mjet të mprehtë thikë, në qafë në gjoks, në krah dhe në dorë. Ne e operuam atë, operacioni zgjati rreth një orë e gjysmë, gjendja e sëmurës tani është e stabilizuar është e vendosur në ranimacion për sot, nesër mendoj do të transferohet në pavion dhe do vazhdojë mjekimet. Mendojmë që nuk ka rrezik për jetën”./tvklan.al